“Të respektohen vendet e shenjta”, Kisha Orthodhokse Autoqefale: E shqetësuar për ngjarjet te oborri i katedrales

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 22:13 | Aktualitet

“Të respektohen vendet e shenjta”, Kisha Orthodhokse

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas ngjarjeve të regjistruara në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, duke shprehur shqetësim për zhvillimet dhe duke bërë thirrje për respektimin e vendeve të shenjta.

Në një reagim të publikuar sot, Kisha thekson se ambientet e saj nuk duhet të kthehen në hapësira konflikti dhe përplasjeje, por të mbeten vende lutjeje dhe promovimi të paqes.

REAGIMI

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, pasi pa pamjet e ngjarjeve në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, shpreh shqetësimin dhe bën thirrje të respektohen vendet e saj të shenjta. Ato asnjëherë nuk janë hapësira konflikti e përplasjeje dhe nuk i pranojnë ato.

Katedralja “Ngjallja e Krishtit” është vend i shenjtë lutjeje, vend ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë bën edhe njëherë thirrje për distancim nga dhuna dhe gjetjen e hapësirës së dialogut.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos