“Po kërkojnë të krijojnë destablitet në Shqipëri”, këshilltari socialist përplaset me aktivistin

Nga A2 CNN
19 Tetor 2026, 23:32 | Politikë

Debati për protestat e dhunshme dhe qëndrimin e qeverisë është shoqëruar me përplasje mes aktivistit Marlind Laçi dhe këshilltarit të Partisë Socialiste, Alfred Muharemi, në emisionin “Off the Record” në A2CNN.

Muharremi tha se eksponentë politikë që promovojnë dhunën kërkojnë të krijojnë destablitet në Shqipëri.

Ndërkohë, Laçi vuri në dukje se protestuesit dolën për 140 në mënyrë paqësore në protestë dhe jo vetëm që s’u dha një garanci për dorëheqje nga Rama, por as bisedime.

DEBATI

Laçi: Aktet e dhunës në një qeveri normale duhen dënuar, por sot s’jemi në kushte normale demokracie. Për 140 ditë populli i kërkoi z.Rama dorëheqjen, s’ju ofrua as një garanci jo për dorëheqje, por as për debat politik dhe bisedime.

Muharremi: Është kërkuar dialog nga z.Rama.

Laçi: Dialog duke i ofendua sorra dhe korba?!

Muharremi: Unë jam kundër dhe ndiej neveri ndaj eksponentët politikë të cilët promovojnë dhunën, kërkojnë të krijojnë destabilitet në Shqipëri.

Laçi: Unë s’i përkas as Saliut, as partive të reja. Por për 140 ditë këta njerëz i kërkuan dorëheqjen Ramës, dhe i ofendoi në mënyrën më arrogante.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos