
Presidenti Ilir Meta dekretoi rokadën e ambasadorëve të kryer nga kryeministri Rama. Ferit Hoxha do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, post që mbahej nga Besiana Kadare. Kjo e fundit do të marrë postin e ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, në Paris, post që Hoxha la për të shkuar në Nju-Jork.
Meta dekretoi gjithashtu emërimin e Dastid Koreshit si ambasador i Shqipërisë në Misionin e Përhershëm pranë Këshillit të Europës, në Strasburg, post që mbahej nga Albana Dautllari, e cila u lirua nga kjo detyrë.
Lirim nga detyra pati edhe për Arian Spassen, ambasador i Shqipërisë në Hungari, por për këtë post nuk ka ende një dekret për emërim të ri. (A2 Televizion)