Meta: Djegia e mandateve, e mirëplanifikuar nga mafia që drejton vendin

Nga A2 CNN
25 Korrik 2022, 20:01 | Politikë
Meta: Djegia e mandateve, e mirëplanifikuar nga mafia që drejton

Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në Konventën Kombëtare të LSI, deklaroi se djegia e mandateve nga opozita “ishte e mirëplanifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë”.

“I bëj të qartë çdo anëtari të LSI-së dhe çdo qytetari se Ilir Meta ka qenë kundër bastit për t’i besuar një mashtruesi ordiner për të djegur mandatet, duke lënë Parlamentin, duke bojkotuar pushtetin vendor. Djegia e mandateve ishte e mirëplanifikuar nga mafia që drejton Shqipërinë. Duhej të braktisej pushteti lokal që Tirana të bëhet siç është bërë”, tha Meta.

“Në 5 vite ndodhi një grusht shteti pa tanke, por me procedura, edhe me ekspertizë nga të huaj”, shtoi ish-Presidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos