All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Meta kërkon rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike

Nga A2 CNN
19 Shtator 2022, 12:14 | Politikë
Meta kërkon rritjen e fashës së konsumit të energjisë
All - Paragraf - 1

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi edhe njëherë për çështjen e fashës për konsumin e energjisë e cila u vendos së fundmi nga ana e qeverisë dhe që parashikon një çmim deri në 4 herë më të lartë për konsumatorët nëse kalojnë 800 kw.

Meta deklaron se mbështet propozimin e Konfindustrisë që kjo fashë të vendoset mbi 1200 Kw në muaj, pasi masa që ka vendosur qeveria prek deri në 130 mijë familje shqiptare.

All - Paragraf - 3

“Mbështes plotësisht propozimin e Konfindustrisë Shqiptare për rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike."

“Propozimi për vendosjen e kësaj fashe nga 800 Kw në 1200 Kw në muaj është plotësisht i drejtë, pasi me fashën e vendosur nga Qeveria preken financiarisht dhe në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme.

Në kushtet e rritjes të çmimeve të naftës, produkteve të shportës dhe çdo shërbimi, është e pavend të rëndohen edhe më tej buxhetet familjare.

All - Paragraf - 6

Është koha për të mbështetur familjet shqiptare dhe jo për t'i zhvatur ato, me para që përfundojnë për inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos