
Në këto ditë të vështira, vëmendja më e madhe ka shkuar te mjekët, të cilët kanë një angazhim të jashtëzakonshme, pas përhapjes së koronavirusit.
Mbështetja ndaj tyre ka qenë e madhe, si nga kryeministri, Rama, lideri i opozitës, Basha, por edhe nga presidenti Meta.
Me anë të një statusi në “Facebook”, Meta ka shpërndarë një foto të mjekëve duke bërë simbolin e shqiponjës me duar, ndërsa bashkëngjitur shkruan: Krenar për “Shqiponjat” tona! (A2 Televizion)