Dita e Verës, koronavirusi anulon festimet

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 13:07 | Aktualitet
Dita e Verës, koronavirusi anulon festimet

Dita e Verës trokiti, por shqiptarët i gjeti me dyer të mbyllura.

Koronavirusi anuloi agjendën e festimeve në Elbasan, qytetin tradicional të kësaj feste pagane. Në qytet situata duket e trishtë, pas anulimit të festimeve dhe vendosjes së vetëizolimit, për shkak të masave ndaj virusit. Makinat nuk lëvizin, ndërsa njerëzit janë shumë të paktë në shesh.

Edhe Tirana kishte këtë të shtunë të njëjtën përgjumje. Për të dytën ditë radhazi, koronavirusi, në një “shtetrrethim” të plotë ka gjunjëzuar Tiranën, ndërkohë që qytetarët kanë braktisur bulevardin dhe festimet.

Kjo është hera e parë që prej vitit 2005, kur qeveria Nano e shpalli festë zyrtare, që nuk ka festime në mbarë vendin për Ditën e Verës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos