Shoqata e operatorëve turistikë, listë kërkesash për qeverinë

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 12:08 | Aktualitet
Shoqata e operatorëve turistikë, listë kërkesash për

Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike (ATOA) i ka dërguar qeverisë një listë kërkesash “për të shmangur pasojat e rënda dhe kolapsin e bizneseve që operojnë në fushën e turizmit, duke marrë si shembull edhe masat e marra nga qeveritë e shumë vendeve për të qenë në krah të bizneseve në këtë periudhë të vështirë” që ka krijuar përhapja e koronavirusit.

ATOA lexohet kërkon nga qeveria “pezullimin e pagesës së tatim fitimit minimalisht për një periudhë 3 mujore dhe në vazhdim përshtatjen e llogaritjes së saj me vitin aktual;Subvencionimin e pagesës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për një periudhë 3-6 mujore;Reduktimin e taksave vendore dhe shtyrjen e afatit të pagesës së tyre të paktën deri në fund të muajit Qershor; Akordimin e granteve ose kredive me interes “0%” për mbështetjen e nevojave për likuiditet të kompanive turistike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos