
Kur duhen edhe pak orë nga nisja e protestës së dytë të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, në të cilën do të marrë sërish pjesë edhe opozita, presidenti Ilir Meta ka publikuar një video me pamje nga përleshjet e së dielës, mes aktivistëve dhe efektivëve të policisë së shtetit, në orët që pasuan shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë! Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj! Kurajë qytetare dhe solidaritet! Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet! Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane!”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook. (A2 Televizion)