
Presidenti Ilir Meta priti në një takim kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, Gjergji Gjikën, me të cilin bisedoi mbi problematikat që po has ky sektor, të cilin Kreu i Shtetit e konsideron si të rëndësishëm në aspektin social dhe ekonomik për vendin.
Sipas presidentit, Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare.
Meta shpjegoi se i ka kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori dhe se do të vazhdojë të insistojë mbi nevojën për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu. (A2 Televizion)