Meta: Mos u fshihni pas ndërkombëtarëve

Nga A2 CNN
18 Mars 2019, 20:05 | Aktualitet

Në reagimin për situatën aktuale politike në vend, mesazhi kryesor i Presidentit Ilir Meta ishte për Edi Ramën, që deri tani ka pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve përballë vendimit të opozitës për të lenë Kuvendin. “Klasa politike shqiptare duhet të marrë përgjegjësitë e saj, madje mos të fshihet pa ndonjë ndërkombëtari, siç është bërë deri më tani”, tha Meta. Madje, kreu i shteti nuk kurseu as një pjesë të ndërkombëtarëve, të cilët i akuzoi për pazare. “Çështjet zgjidhen me dialog, larg pazareve dhe keqpërdorimeve, qoftë të ndonjë ndërkombëtari”, vijoi presidenti. Në 13 Mars, kryeministri Edi Rama do të pranonte ndikimin rus për krizën politike në vend, por Ilir Meta shfaqet mosbesues për këtë skenar. “Ne do të donim që Rusia të respektonte vullnetin e gjithë vendeve të rajonit për anëtarësim në Nato, por ne nuk duhet të katandisim rrezikun rus si rreziku anglo-amerikan të së kaluarës, për të fshehur shkaqet e kësaj krize politike morale dhe kushtetuese, të cilat janë të krijuara nga ne”, vijoi Meta. Kreu i shtetit nuk shmangu një thirrje as për opozitën, e cila deri më tani ka refuzuar të dialogojë. Prej 1 muaji, opozita shqiptare është ngritur në protesta dhe ndodhet jashtë parlamentit duke pranuar si zgjidhje të vetme zgjedhjet e parakohshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos