Meta: Nuk luhet me kufijtë në Ballkan

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 12:32 | Politikë
Meta: Nuk luhet me kufijtë në Ballkan

Presidenti Meta iu rikthye edhe një herë temës së ndryshimit të kufijve, gjatë një konference të organizuar në Ditën Botërore të Paqes.

“Nuk mund të luhet me kujfitë në Ballkan dhe në botë si përpara një fletoreje vizatimi. Presidenti i Malit të Zi, Djukanovic, me të drejtë thoshte që nuk ka vend, as për Serbi të madhe, as për Shqipëri të madhe, sepse kjo i hap rrugë tragjedive të mëdha. Ne, sot, në këtë rajon, duhet të punojmë jo për ndryshime kufijsh por për heqje kufijsh, në pozita të barabarta. Duhet të bëhemi shembull i bashkëjetesës”, tha Meta.

Presidenti tha se shqiptarët kanë një politikë që nuk po ecën në drejtimin e duhur. “Shpresoj të hapen negociatat, por e dimë shumë mirë se mund të kishim bërë shumë më tepër për të lehtësuar vendimin”, tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos