Fati i “Dosjes 184”, SPAK ka tagrin ligjor të shpallë moskompetencën

Nga A2 CNN
29 Janar 2020, 19:16 | Politikë
Fati i “Dosjes 184”, SPAK ka tagrin ligjor të shpallë

Fati i hetimit për “Dosjen 184” do të jetë në duart e prokurorëve të Dibrës. Vendimi i marrë nga SPAK në datën 27 janar është bazuar në legjislacion.

Neni 75 i Kodit Penal parashikon veprat penale që janë në kompetencë të kësaj srukture hetimore.  

Zyrtarë të organit qendror të akuzës deklarojnë për A2 se ndryshimet e fundit ligjore, që përkuan me krijimin e institucioneve të reja, i japin tagrin SPAK-ut të vendosë për kompetencat lëndore të çështjeve në hetim.

https://a2news.com/2020/01/29/abilekaj-spak-u-e-internoi-dosjen-184-ne-diber-deshtim-total/

Juristi Jordan Daci thotë se SPAK duhet ta kishte argumentuar shpalljen e moskompetencës për “Dosjen 184”, duke marrë në analizë çdo provë dhe material hetimor: "SPAK-u duhet ta merrte dhe ta hetonte çështjen, në fund mund të dalë që nuk është fare kompetencë e SPAK".

Zyrtarisht, Prokuroria e Posaçme kishte marrë në duar “Dosjen 184” me datë 22 janar, pasi Prokuroria e Dibrës kishte kërkuar hetimin e saj nga ky organ. Por, pas 5 ditësh, më datë 27, drejtuesi i SPAK-ut shpalli moskompetencën lëndore duke rikthyer në Dibër “Dosjen 184” për rihetim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/28/dosja-184-spak-shpall-moskompetencen-per-krimin-elektoral-ne-diber/

A2 CNN Livestream

Latest Videos