Meta: Opozita, përgjegjëse për kapjen e shtetit! Të fuqizohet

Nga A2 CNN
9 Gusht 2023, 14:05 | Politikë
Meta: Opozita, përgjegjëse për kapjen e shtetit! Të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se opozita duhet të forcohet, pasi e sheh si një nga mënyrat për t’i bërë ballë qeverisë, ose siç tha ai, “kapjes së shtetit”.

Ndonëse nuk tha se kjo është një kritike, Meta akuzoi se kjo qeveri e ka bërë qytetarin të pafuqishëm, e sipas tij opozita mund të ndihmojë për “balancimin e kapjes së shtetit”.

“Nuk jemi për të bërë kritika për opozitën, e cila ka përgjegjësi në këtë histori të kapjes së shtetit, por e rëndësishme që fuqizimi i opozitës është në interesin e popullit, që të balancohet kjo kapje e shtetit, qytetari është bërë më i pafuqishëm. Shikoni taksën e tërmetit, të vënë dhe taksë nga rrufeja që këta ta mbushin buxhetin që e kanë zbrazur, se e kanë zbrazur buxhetin për vota, më 14 maj”, deklaroi Meta.

Ai solli në vëmendje aferën e inceneratorëve, duke theksuar se është skandali më i madh i kësaj qeverie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos