Meta pret Bashën në takim: Përpjekje për të cenuar Kushtetutën në mënyrë kriminale

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 09:42 | Politikë
Meta pret Bashën në takim: Përpjekje për të cenuar

Presidenti Ilir Meta priti sot në zyrë kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Takimi vjen kur pritet diskutimi i kodit zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit dhe ndryshimeve kushtetuese që u miratuan dje nga socialistet dhe opozita në Kuvend. Sipas këtyre ndryshimeve, listat e kandidatëve për deputetë do të hapen në jo me pak se 2/3-tat. Pragu zgjedhor nuk është përcaktuar në Kushtetute sesa do të jetë, pasi detajet do të përcaktohen në kodin zgjedhor. Gjatë takimit u diskutua edhe për situatën e krijuar nga Covid-19, por edhe zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

“Jemi vendi i dytë në botë që ndryshon kushtetutën në gjendje pandemie”, mësohet të ketë thënë Basha gjatë takimit. “Qeveria ka kryer dy akte të paprecedentë. Po thyen një marrëveshje me bekim ndërkombëtar që normalizoi klimën në vend. Duke u fshehur pas një numri deputetësh të ashtuquajtur parlamentare, kryeministri ka vendosur të hedhë në kosh marrëveshjen dhe të ndryshojë Kushtetutën. Fatura do jetë shumë e rëndë, do bëjmë që ta paguajnë përgjegjësit”.

“Do të kërkoja që t’i qëndronim besnik marrëveshjes së firmosur dhe të ruani qetësinë në këto momente kur ka përpjekje për të cenuar rëndë Kushtetutën e vendit në mënyrë kriminale dhe për të shkatërruar çdo lloj legjitimiteti të institucioneve që ekzistojnë në vend”, mësohet të ketë thënë Meta. “Ju keni rol dhe përgjegjësi për të bashkëpunuar me partnerët europianë dhe botën demokratike. E kam thënë gjithmonë që konfliktet në vendin tonë nuk janë të rastësishme, ndodhin sa herë ka zhvillime në rajon. Jini të vetëpërmbajtur. E rëndësishme është të mos bëjmë aventurë me Kushtetutën, ato që na bashkojnë sot janë Kushtetuta dhe Bashkimi Europian”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos