
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ishte i ftuar në “Debat” nga Alba Alishani në “A2CNN”, ku u pyet në lidhje me hapat që do të ndjekë opozita për rrëzimin e Ramës nga pushteti dhe marrjen e qeverisjes së vendit në dorë.
Sipas Metës, kjo do të arrihet nëpërmjet protestave dhe zgjedhjeve, si binomi që do ta çojë përpara progresin për të cilin ka nevojë demokracia shqiptare për t’u ndarë nga kjo periudhë e errët e autokracisë dhe kleptokracisë.
Z. Meta është deklaruar që me protesta Rama do të largohet. Sot kur e shihni, a besoni se kjo është formulë zgjidhje?
Unë e kam bërë të qartë, ai do të largohet me protesta dhe zgjedhje, me zgjedhje dhe me protesta. Ky është binomi që do ta çojë përpara atë progres që ka të domosdoshme demokracia jonë për t’u rivendosur dhe për t’u ndarë njëherë e përgjithmonë me këtë periudhë të errët të autokracisë dhe të kleptokracisë.
A besoni se është momenti që të ndryshoni strategji, linjë në këtë drejtim?
Absolutisht është e padiskutueshme që z. Rama e ka përfunduar kapitullin e tij politik. Në fakt, ai e ka përfunduar me kohë, por për arsye të korruptimit të ish-lidershipit të opozitës dhe të marrjes peng të tij, ai e shtyu këtë periudhë në një mënyrë tërësisht të sforcuar, me një kosto shumë të madhe për vendin dhe me këto mënyra e forma, të cilat po zbulohen çdo ditë edhe përmes korruptimit të zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë. Kështu që, unë jam më i bindur si asnjëherë që ndryshimi është i pashmangshëm, është i vonuar, por pa asnjë diskutim, ai do të ndodhë, do të ketë ndryshim, me çdo çmim.
E keni dëgjuar Kryeministrin Rama se me sa bindje dhe këmbëngulje flet për vizionin e tij të Shqipërisë së 2030-s, me socialistët në krye? Nga i buron kjo bindje përderisa ju thoni që epoka “Rama” domosdoshmërisht ka mbaruar dhe ky është një sforcim?
Pa asnjë diskutim unë nuk merrem me problemet psikike dhe psikologjike të tij. Z. Rama (A2 Televizion)