
“Doja të kthehesha 30-vjet prapa kur isha student dhe pjesë e lëvizjes studentore që soli pluralizmin politik në Shqipëri. Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit t në s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri”.
Kështu u shpreh Presidenti Meta teksa mori pjesë në veprimtarinë ndërkombëtare: “Ditë Leksionesh të Hapura - Platforma Today’s”, me temë “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.
Më tej, Meta theksoi se aktualisht Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh dhe kjo sipas tij, duhet të vijë nga të rinjtë. “Ky duhet të vijë nga të rinjtë se, pas 30 vitesh shohim që ky sistem që kemi ndërtuar apo deformuar ne, të gjithë bashkë shtyp ëndrrat e të rinjve, është bërë pengesë për të ardhmen e të rinjve në vend”, ka thënë Meta. (A2 Televizion)