Meta: Solidarizohem me studentët, qeveria po tregon arrogancë

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 10:47 | Politikë
Meta: Solidarizohem me studentët, qeveria po tregon arrogancë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë për mediat paraditen e së enjtes, komentoi rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe protestën e studentëve të Mjekësisë.

“Rezoluta e Parlamentit Europian, që për shkak të skandaleve të ndodhura në vend ka mbetur jashtë vëmendjes, pasqyron situatën shokuese ku ndodhet Shqipëria. Për amnistinë fiskale dhe pasaportat e arta, thotë se janë të papajtueshme me normat e BE-së”, deklaroi Meta.

“Rezoluta dënon edhe patronazhistët, duke i bërë thirrje qeverisë që të garantojë mbrojtjen e të dhënave personale”, shtoi kreu i PL-së.

Në lidhje me protestën e studentëve të Mjekësisë kundër projektligjit që i detyron ata që të punojnë në atdhe për 5 vjet pas studimeve, Meta u shpreh: “Shpreh solidaritetin tim me studentët, zhgënjimin më të thellë për reagimin e ministres, që studentëve u tha se qeveria merr vendime dhe nuk i pyet fare. Kjo reflekton arrogancën e qeverisë dhe kryeministrit. Ky është një ligj tërësisht antikushtetues”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/20/anuloni-projektligjin-studentet-e-mjekesise-protestojne-para-parlamentit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos