Al-Hawl, raportimi më i mirë i vitit, UGSH nderon me çmim reporterin e A2, Julian Kasapi

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2020, 16:41 | Aktualitet
Al-Hawl, raportimi më i mirë i vitit, UGSH nderon me çmim

Këto pamje që i përkasin ekzaktësisht një viti më parë erdhën të papritura në median shqiptare, duke sjellë një realitet që shoqëria jonë shumë pak e njihte dhe autoritetet nuk nxiteshin të vepronin.

Grupi ynë i xhirimit me Jul Kasapin dhe Endrit Myftarin iu dhanë zë nënave dhe fëmijëve shqiptarë në kampin sirian Al-Hawl, jo vetëm atëherë, por për gjatë gjithë vitit.

Por efektet e udhëtimit të A2, në Siri, u ndjenë vetëm tani pasi shteti vendosi të ndërmerrte një operacion që mundësoi kthimin e një fëmije jetim dhe katër anëtarëve të një familje, ndërsa të tjerë ndodhen ende në Siri. 

Unioni i gazetarëve shqiptarë nderoi me çmimin raportimi më i mirë i vitit gazetarin e A2 Julian Kasapi, për zbulimin e realitetit kritik në kampet e Sirisë.

“Ky është çmimi i parë për mua dhe falënderoj pa masë Unionin e Gazetarëve Shqiptarë. Kjo do të thotë shumë për mua. Çmimi iu shkon të gjithë shqiptarëve që kanë mbetur në kampin Al-Hawl në Siri dhe shpresoj që shumë shpejt ata të kthehen. Sigurisht, dhe televizionit A2 që na mundësoi të bëjmë një punë gazetareske në nivele të larta të paktën për Shqipërinë”, tha Kasapi gjatë marrjes së çmimit.

Në 15-vjetorin e krijimit të tij, Unioni i gazetarëve shqiptarë ndau çmimet Vangjush Gambeta për gazetarinë ekonomike dhe ato të Raportimit më të mirë të vitit, karrierës dhe Reporterit të vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos