Meta uron Nikollën: Mbyllet një periudhë e errët, tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 19:11 | Politikë
Meta uron Nikollën: Mbyllet një periudhë e errët, tani

Presidenti i republikës Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook ka uruar Lindita Nikollën e cila sapo është zgjedhur si kryetare e Parlamentit, duke përdorur fjalë mbështetëse ndaj saj dhe duke e cilësuar si të përmbyllur epokën e bojkotit në Kuvend.

“Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë të rënda dhe afatgjata për demokracinë, shtetin e së drejtës, integrimin europian dhe gjendjen ekonomike e sociale të qytetarëve tanë. Tani asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë dhe kuptim!”, ishin ndër të tjerat fjalët e presidentit shqiptar.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/4371362259576680

Lindita Nikolla u zgjedh sot nga Parlamenti me 79 vota pro, ndërkohë që deputetët e Partisë Demokratike zgjodhën të grisin fletët e votimit, dhe LSI deklaroi votën kundër. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/10/mblodhi-fletet-e-grisura-te-votimit-rama-ky-mandat-shume-i-rendesishem-ne-perpjekjen-per-te-pastruar-shqiperine/?fbclid=IwAR0_9OaWp-qPBTRmEEYonjsiv2jjyaXBcyPIb4IPcxgFjlPqsYtnFlUwBCo
https://a2news.com/2021/09/10/vijon-votimi-i-nikolles-pd-gris-fletet-rama-i-mbledh-kryemadhi-dhe-dule-votojne/

A2 CNN Livestream

Latest Videos