“Grupi parlamentar i PD-së është grupi im”, Berisha jep deklaratën e parë pas betimit në Parlament

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 17:35 | Politikë
“Grupi parlamentar i PD-së është grupi im”, Berisha

Sali Berisha, menjëherë pasi u betua si deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i pyetur nga A2 CNN nëse do të krijojë një grup të ri parlamentar, u përgjigj se grupi demokrat është grupi i tij.

“Grupi parlamentar i Partisë Demokratike është grupi im. Në asnjë mënyrë nuk do të krijoj tjetër”, deklaroi ish-kryeministri.

Kur u pyet se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës, Berisha u përgjigj: “Lëvizjet e mia do t’i ndiqni me radhë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos