Meta zbut tonet: Të punojmë të gjithë për bashkëjetesë, ka kohë për reflektim

Nga A2 CNN
7 Tetor 2020, 14:14 | Politikë
Meta zbut tonet: Të punojmë të gjithë për

Presidenti, Ilir Meta, ka lënë gjuhën e kërcënimeve dhe ultimatumeve ndaj mazhorancës, që nga miratimi pa konsensus i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.  

Nga Elbasani, Kreu i Shtetit foli me gjuhë presidenciale, duke iu bërë thirrje palëve të punojnë për bashkëjetesë dhe se ka ende kohë për reflektim.

“Sa i takon çështjes së zgjedhjeve, që të gjithë e keni me shumë shqetësim dhe me të drejtë, siç është dhe shqetësim i vetë Bashkimit Europian, i cili mezi pret plotësimin e detyrimeve dhe hapjen e negociatave. Le të punojmë të gjithë në shërbim të kësaj bashkëjetese dhe ka kohë ende për të reflektuar që secili të jetë pjesë e kontributit të Shqipërisë europiane që do të jetë një realitet i pashmangshëm pavarësisht sfidave”, tha presidenti Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos