Banorët në perëndim të Kubës kanë raportuar të alarmuar këtë të premte se një meteor i vogël ka goditur ishullin.
Në mediat sociale, banorët kanë publikuar edhe disa gurë të vegjël, rreth 7 centimetra, të cilët pretendojnë se kanë qenë pjesë e meteorit që ka shkaktuar tinguj të një shpërthimi të madh. Ndërkohë të tjerë e kanë krahasuar atë me tingujt e një avioni.
Fatmirësisht nuk ka raportime për persona të lënduar. (A2 Televizion)