Ministria e Drejtësisë i përgjigjet Çuçit dhe Xhafajt për Veliajn: Po inspektojmë 24 transferime të të burgosurve

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 11:18 | Politikë

Ministria e Drejtësisë i përgjigjet Çuçit dhe

Janë zbardhur detaje të reja nga përgjigjja e Ministrisë së Drejtësisë ndaj deputetëve Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhafaj, lidhur me kërkesën e tyre për procedurën e ndjekur në transferimin e Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit.

Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë, për gazetarin e A2 CNN, Arand Bajrami, bëjnë me dije se është urdhëruar inspektimi i 24 transferimeve të të burgosurve, të kryera gjatë 11 ditëve të fundit.

Verifikimi përfshin edhe procedurën e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ditën e djeshme deputetët Bledi Çuçi dhe Fatmir Xhafaj i kërkuan Ministrisë së Drejtësisë informacion për mënyrën se si u krye transferimi i Veliajt dhe nëse janë respektuar të gjitha procedurat ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos