Konsultimet me Presidentin, PSD propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale

Nga Fjorela Beleshi
30 Tetor 2026, 11:36 | Politikë

Konsultimet me Presidentin, PSD propozon datën për mbajtjen e

Partia Socialdemokrate, PSD, ka propozuar datën 9 maj për zhvillimin e zgjedhjeve lokale. Lajmi bëhet i ditur për A2CNN nga burime pranë Presidencës.

Propozimi i PSD-së vjen në një kohë kur Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka nisur sot konsultimet me partitë politike për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore.

Ftesa e kreut të shtetit për konsultime është refuzuar nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë, të cilat kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë proces. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos