Kaosi në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton Berishën me 10 ditë dhe 5 deputetë me 60 ditë

Nga A2 CNN
30 Tetor 2026, 11:19 | Politikë

Kaosi në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton Berishën

Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 10 ditë nga punimet e Kuvendit kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa për pesë deputetë të tjerë demokratë është vendosur masa e përjashtimit për 60 ditë, raporton gazetari i A2CNN Indrit Maraku. 

Deputetët që do të përjashtohen për 60 ditë janë Bledion Nallbati, Ivi Kaso, Blendi Himçi, Xhelal Mziu dhe Albana Vokshi. Ndërkohë, për deputeten Klodiana Çapja është vendosur masa e tërheqjes së vëmendjes.

Vendimi vjen një ditë pas tensioneve të regjistruara në Kuvend, ku pati përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Pas incidenteve, Partia Socialiste iu drejtua Sekretariatit të Etikës me kërkesën për përjashtimin e Berishës dhe deputetëve të tjerë të PD-së.

Shkak për këtë kërkesë u bë ajo që socialistët e cilësuan si thirrje për akte dhune gjatë fjalës së mbajtur nga kreu i Partisë Demokratike në seancën parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos