
Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Sali Berisha u ndal në një takim me intelektualët në qytetin e Shkodrës.
Më herët Berisha zhvilloi një takim edhe me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit të cilëve u premtoi investime në fushën e bujqësisë që sipas tij është diskriminuar nga qeverisja socialiste.
Turin e takimeve në bashkinë e Shkodrës, Berisha e mbylli me një takim me banorët e njësisë administrative Guri i Zi. (A2 Televizion)