Mijëra euro në valixhe dhe 2.7 tonë kokainë, “fundoset” karteli ballkanas në Spanjë

Nga A2 CNN
1 Shtator 2023, 12:27 | Bota
Mijëra euro në valixhe dhe 2.7 tonë kokainë,

Një kartel droge me anëtarë nga shtetet ballkanike si Serbia, Sllovenia e Kroacia, por me bazë në gadishullin Iberik është goditur nga Europoli, duke çuar në sekuestrimin e 2.7 tonëve kokainë.

Lënda narkotike është gjetur gjatë një aksioni të përbashkët të njësive policore nga Brazili, Franca, Spanja, Portugalia, Polonia dhe tri vendet nga gadishulli i Ballkanit prej të cilëve narkotrafikantët vinin.

Megaoperacioni ka nisur në janar të vitit 2022, kur Departamenti i Policisë Kriminale të Serbisë në Beograd nisi një hetim për kartelin e drogës, që besohet të jetë i përfshirë në trafikun me shumicë të kokainës nga Amerika e Jugut drejt BE-së.

Inteligjenca operative zbuloi se kapitenët me shtetësi ukrainase dhe çeke udhëtuan disa herë në Capo Verde ose vende të tjera në Afrikën Perëndimore për të përgatitur anije për transport ndërkombëtar droge.

Anija e fundit u lokalizua në Brazil dhe u dogj deri në brigjet spanjolle, ku forcat e Europol ndërhynë në 24 gusht, duke arrestuar 6 persona pas kontrolleve në 15 shtëpi, mes të cilëve edhe liderin e kartelit.

Përveç ngarkesës së kokainës u konfiskuan dy automjete dhe ora luksoze, e mbi 550 000 euro para cash. Po ashtu u bllokuan një sërë llogarish bankare dhe pasuri të paluajtshme.

Koka e grupit të goditur ishte një shtetas serb, ndërsa komunikimet kryheshin nëpërmjet telefonave të inkriptuar me sistemet Encrochat, Sky ECC dhe Anom. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos