Mike Tyson ndërton "resortin kanabis"

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 18:27 | Sporte të tjera

Mike Tyson do të ndërtojë së shpejti një resort kanabisi prej 407 hektarësh.

Ish-boksieri i famshëm do ta quajë “The Tyson Ranch” (Ferma e Tajsonit) dhe kjo hapësirë do t’i shërbejë kompanisë së kanabisit “Tyson Holistic Holdings”, e themeluar në vitin 2016.

Mendohet se në këtë resort do të ketë edhe një lumë dhe një universitet, që do të mësojë studentët teknikat e rritjes së kanabisit.

Vendndodhja e këtij resorti do të jetë në Kaliforninë Jugore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos