Milan kalon me meritë në çerekfinale, Tottenham del mes fishkëllimave

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 23:19 | Futboll
Milan kalon me meritë në çerekfinale, Tottenham del mes

Milan i rikthehet çerekfinaleve të Champions League pas 11 vjetësh falë një performance bindëse në Londër kundër Tottenham.

Edhe pse pa gola, ndeshja pati emocione të shumta nga të dyja palët, por kuqezinjtë e Stefano Pioli u dukën më solidë dhe të rrezikshëm këtë natë.

Italianët patën raste të shumta dhe dominuan në lojë, teksa britanikët nuk patën forcë për t’ iu përgjigjur dhe kur po tentonin të shtonin ritmin pësuan kartonin e kuq të Cristian Romero.

Fishkëllimet në fund të ndeshjes tregojnë gjithsesi për një performancë poshtë pritshmërive për djemtë e Antonio Conte, ndërkohë që milanezët mund të shohin me optimizëm vijimin e sezonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos