Milan prezanton talentin norvegjez

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 14:50 | Futboll
Milan prezanton talentin norvegjez

Milan zyrtarizoi dhe prezantoi në kohë rekord talentin norvegjez Jens Peter Hauge, i blerë nga Bodo/Glimt.

Ylli 20-vjeçar, i cili shkëlqeu në përballjen kundër kuqezinjve të vlefshme për Europa League, ka firmosur për 5 vite në Milano.

Klubi italian ka depozituar 4 milionë euro në arkat e klubit norvegjez, ndërsa futbollistit do t’i ofrohet një pagë prej 1 milion eurosh në vit.

Hauge do të veshë fanellën me numrin 15 dhe do të jetë i gatshëm nga pankina që prej ndeshjes së kësaj të diele, që Milan do të luajë kundër Specias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos