Sandro Tonali rinovon me Milanin deri në vitin 2027, duke qëndruar me klubin kuqezi edhe 5 sezonet e ardhshme.
Milan zyrtarizoi lajmin me anë të një komunikate zyrtare: “AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen e kontratës së Sandro Tonalit deri më 30 qershor 2027. Sandro, i cili iu bashkua Milanit në vitin 2020, është një simbol i vendosmërisë dhe ndjenjës së përkatësisë ndaj ngjyrave kuqezi”.
Mediat sportive italiane raportojnë se mesfushorit i është dyfishuar paga dhe nga 1,2 milionë euro në sezon, tashmë do të përfitojë thuajse 3. (A2 Televizion)


