Vdekja e Mbretëreshës, pezullohet futbolli në fundjavë në Angli

Nga A2 CNN
9 Shtator 2022, 13:50 | Futboll
Vdekja e Mbretëreshës, pezullohet futbolli në fundjavë

Në shenjë respekti për ndarjen nga jeta në moshën 96-vjeçare të Mbretëreshës Elizabeth II, drejtuesit e Premier League kanë marrë vendimin të shtyjnë të gjitha ndeshjet e planifikuara për t’u zhvilluar gjatë kësaj fundjave.

Vendimi është marrë pas takimit të zhvilluar mëngjesin e së premtes mes drejtuesve të Premier League.

Buckingham Palace konfirmoi në një deklaratë se Madhëria e Saj Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike, kishte ndërruar jetë paqësisht në Balmoral. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos