Milan vijon serinë e fitoreve, Rebiç sërish deciziv

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 22:38 | Futboll
Milan vijon serinë e fitoreve, Rebiç sërish deciziv

Milani fiton ndeshjen e tretë radhazi që nga fillimi i vitit të ri duke marrë pikë të rëndësishme për objektivat e tij evropiane.

Kësaj radhe kuqezinjtë fituan me rezultatin e ngushtë 0-1 ndaj vendasve të Brescia-s, në një ndeshje që rezultoi pak më e koklavitur nga sa shihej në letër. Megjithatë ekipi i Piolit i kishte studiuar mirë kundërshtarët që në këtë takim si synim të vetëm u duk se kishin vetëm mbrojtjen.

Ndeshja u zgjidh në minutën e 70 nga kroati Rebiç, i cili çdo ditë e më shumë po kthehet në një pikë kyçe për ekipin e tij.

Afrimi i suedezit Ibrahimoviç ka sjellë një frymë të re te milanistët, të cilët duken ndeshje pas ndeshje të etur për fitore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos