Milani dhe Piatek nuk ndalojnë më, -1 pikë nga Interi

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2019, 22:45 | Futboll
Milani dhe Piatek nuk ndalojnë më, -1 pikë nga Interi

Ndeshja e parë e turnit të 25-të të Serie A konfirmon gjenden shumë të mirë të Milanit, i cili arrin një fitore të bindshme ndaj Empolit modest të Frederik Veselit.

Pas një goli të anuluar të brazilianit Paqueta, Milani në pjesën e parë nuk arrin të gjejë rrugën e golit, por djemtë e Gattusos zgjohen në pjesën e dytë me Piatek, i cili në minutën ’49 realizon një kros të turkut Calhanoglu. Ndeshja bëhet më e lehtë për kuqezinjtë, të cilët shënojnë dy minuta më pas me Kessie dhe Castillejo në minutën e ’67.

Me këtë fitore Milni i afrohet me një pikë Interit të vendit të tretë, me 46 pikë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos