
Milani është rikthyer të fitorja ndoshta në ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, ndaj rivalit direkt për Champions League, Lazios.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso arritën ta thyejnë portierin shqiptar Strakosha vetëm me anë të një 11-metërshi, të fituar në minutat e fundit të ndeshjes, të cilin e ktheu në gol Kessie.
Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e katërt në renditje, në kuotën e 55 pikëve. Ndërkohë, Roma është vetëm një pikë prapa pasi fitoi 1-0 më herët ndaj Udineses.
Ndërkohë, në garë për Champions janë edhe Atalanta, por edhe Lazio e Torino. (A2 Televizion)