
Agim Canaj është rikthyer në krye të stolit të Vllaznisë, me klubin shkodran që gjen paqe, të paktën përkohësisht, pas tensioneve të disa ditëve më parë. Trajneri 56-vjeçar, një javë pas zyrtarizmit te Vllaznia mori kërcënime nga persona të jashtëm lidhur me aktivizimin e lojtarëve.
Canaj zhvilloi një mbledhje me krerët e klubit dhe drejtuesit e Bashkisë duke i komunikuar largimin provizor, ngjarje që solli kaos në klubin shkodran aq sa skuadra braktisi disa seanca stërvitore. Por pas bisedimeve të shumta me klubin, sikurse u panë edhe në ditën e parë pas rikthimit, Canaj ka rimarrë drejtimin ndërsa ka skuadra ka vijuar normalisht përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj të ndeshjes ndaj Erzenit.
“Kuptohet, unë gjithë problematikën e gjithë vitit nuk mund ta zgjidh në një javë. Janë shumë probleme që do t’i zgjidhim në vazhdimësi. Një grup prej shumë lojtarësh do minutazhin, por unë në një javë nuk mund t’ia zgjidh”, u shpreh Canaj për mediat.
Vllaznia është shumë pranë rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Këtë të diel skuadra veriore udhëton drejt Shijakut e më pas do të presë Korabin në shtëpi ku në rast fitoreje, shkodranët do të festonin ngjitjen në kategorinë superiore. (A2 Televizion)