
Milan fiton me Veronën në një transfertë që historikisht ka qenë delikate për të, dhe ngrihet në kuotën e 6 pikëve në Serie A.
Ndeshja u “vulos” në minutën 68 nga polaku Piatek, që shmang kështu kritikat për mungesën e golave, ndërkohë që Verona ka luajtur pjesën më të madhe të ndeshjes me 10 lojtarë, për hir të kartonit të kuq të një tjetër polaku, Mariusz Stepinskit.
Ekipi i teknikut Giampaolo i jep kështu një përgjigje bashkëqytetarëve të Interit, duke e bërë akoma më të nxehtë derbin që po afron (21 shtator).
Në ndeshjet e tjera të Serisë A të luajtura sot, përtej humbjes së Lazios ndaj SPAL, spikat fitorja e Romës 4-2 ndaj Sassuolos, përmbysja e madhe e Bolognës ndaj Brescias 4-3 (ndërkohë që po humbiste 3-1) si dhe fitorja në transfertë e Atalantës në Genova (1-2) dhe e Cagliarit në Parma (1-3). (A2 Televizion)