
Në fillim të kampionatit, trajneri i ri i Bylisit, bosnjaku Dovedan, u pa me pak skepticizëm, edhe duke parë karrierën e tij jo të lavdishme. Por boshnjaku po bën një punë shumë të mirë me ballshiotët, që sot arriti kulmin me fitoren kundër Kukësit të “yjeve” si Abazaj dhe Gavazaj.
Faktikisht, kuksianët kaluan në avantazh në minutën e 16-të me Vesel Limajn, por Bylisi nuk e humbi qetësinë dhe dëshirën për të luajtur mirë, dhe gjeti barazimin në minutën 30 me anë të një penalltie, të transformuar nga eksperienca e Isli Hidit, portieri i ekipit.
Pjesa e dytë pa një presion më të madh për fitore të Kukësit, por djemtë e Shpëtim Duros u shtangën në minutat e fundit (89’) nga një krosim i kapitenit ballshiot Murataj që përfundoi në rrjetë.
Me fitoren e sotme, Bylisi barazon me pikë rivalët e Kukësit, dhe të dyja ndodhen në kuotën e 7 pikëve. (A2 Televizion)