
Laçi ka gjetur fitoren e saj të parë në kampionat në mënyrën më spektakolare, kundër kampionëve në fuqi.
Kurbinasit kanë triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0, pavarësisht mundësive të shumta të shënimit nga të dy palët.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar, por ku Laçi është më propozitiv dhe ka një rast të artë që shpërdoron me Xhixhën dhe Nuabueze (35’), pjesa e dytë flet fillimisht për Partizanin, që edhe mund të shënonte pa një gafë të gjyqtarit që ndalon Çinarin për pozicion jashtë loje (54’).
Por në momentin më të mirë të kryeqytetasve, është Lushka që në të 60-ën me një gjuajtje kirurgjikale mund portierin Hoxha.
Partizani tenton barazimin, por është mbrojtja e Laçit dhe veçanërisht portieri Staxhilla që i mohojnë disa mundësi.
Laçi me fitoren ngrihet tashmë në 4 pikë, ndërsa djemtë teknikut Lerda mbeten me 6. (A2 Televizion)