Një i ri në Tennessee u arrestua menjëherë në sallën e gjyqit pasi ndezi një cigare marijuanë në formë proteste ndaj gjyqtarit.
20-vjeçari Spencer Boston, ishte dërguar përpara trupit gjykues në Lebanon, Tennessee në akuzën e posedimit të lëndëve narkotike dhe me veprimin që bëri u arrestua menjëherë pasi sipas gjykatësit përsëriti veprën penale.
Boston nisi të fliste për ligjin e legalizimit të marijuanës në bankën e të akuzuarve, por më pas mendoi ta tejkalonte ligjëratën e tij duke ndezur një cigare me këtë lloj lënde narkotike.
Në pamjet e publikuara nga zyra e sherifit shihet i riu teksa qëndron përballë gjykatësit Hayëood Barry dhe më pas nxjerr nga xhepi një cigare të dredhur, të cilën e ndez.
“Kjo është një nga gjërat më të çmendura që kam parë”, u shpreh sherifi Robert Bryan, duke shtuar se shumë njerëz në sallë filluan të qeshnin me veprimin.
Boston u dënua me 10 ditë burg për fyerje të trupit gjykuese. (A2 Televizion)