Ndërsa pjesa më e madhe e botës qëndron e izoluar në shtëpi për t’i bërë ballë pandemisë së koronavirusit, ka edhe nga ata që izolimin janë duke e kaluar në jahte luksoze në Karaibe.
Ky është miliarderi amerikan David Geffen, i cili është vetizoluar në jahtin e tij 590 milionë dollarë në Karaibe dhe këtë e ka bërë vetë të ditur me anë të një postimi në Instagram.
“Perëndimi mbrëmjen e kaluar. I izoluar në Grenadines për të shmangur virusin. Shpresoj që të gjithë të qëndroni të sigurt”, shkroi në Instagram Geffen. Menjëherë pas këtij postimi, reagimet ishin të shumta në Twitter, duke e vlerësuar si të turpshëm këtë postim.
Që nga ai moment, miliarderi e çaktivizoi llogarinë e tij të Instagramit. (A2 Televizion)