
Chelsea ka thyer rekorde në merkaton e janarit ku ka afruar në ekip 8 lojtarë të rinj. I fundit prej tyre ishte kampioni i botës Enzo Fernandez, i cili u ble për 107 milionë paund nga Benfica.
Kjo lëvizje ka bërë që trajneri Poter të lërë jashtë listës së Champions League sulmuesin e marrë me bujë nga Barcelona Pierre-Emerick Aubameyang. Ai ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me Chelsea-n që prej muajit shtator dhe blerjet e reja kanë bërë që tashmë të mendojë seriozisht për t’u larguar nga Londra.
“Blutë e Londrës” do të përballen me Borussia Dortmundin në fazën e 1/16 të Champions League, por dhimbja e kokës ka nisur që tashmë për Graham Potter, i cili është detyruar të lërë jashtë liste disa nga lojtarët me të cilët u paraqit deri para nisjes së kampionatit Botëror. Një prej mungesave të Chelsea-t është edhe Armando Broja, i cili u dëmtua në fazën përgatitore të dhjetorit në Dubai. Sulmuesi shqiptar këputi ligamentet dhe për të sezoni është mbyllur. (A2 Televizion)