
Pas dy mbrëmjeve spektakolare me gjysmëfinalet e Champions Lague, këtë mbrëmje luhen edhe çerekfinalet e kthimit edhe në Europa League.
Napoli pret Arsenalin në “San Paolo” me misionin e përmbysjes pas humbjes 2-0 në takimin e parë në Angli.
Trajneri Ancelotti është shprehur se ka besim te skuadra e tij, ndërsa kërkon edhe ndihmën e publikut mbrëmjen e sotme.
Në takimet e tjera, Chelsea do të presë Slavian e Praga-s atje ku ka fituar 1-0 takimin e parë. Frankfurt ndeshet me Benfica-n, skuadrën që e mundi 4-2 në takimin e parë, ndërsa sfida tjetër është derbi spanjoll mes Valencias dhe Villarrealit me Valencian e cila ka triumfuar 3-1 në aktin e parë çerekfinal. (A2 Televizion)