Militantët islamikë shkaktojnë një tjetër masakër në vendin afrikan

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 21:38 | Bota
Militantët islamikë shkaktojnë një tjetër masakër

Autoritetet në Republikën Demokratike të Kongos bënë me dije se 17 civilë mbetën të vrarë në një fshat në lindje të vendit si pasojë e një sulmi të një grupi militantësh islamikë.

Ushtria deklaron se sulmi ka ndodhur në zonën e Buliki në provincën e Kivu, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Shumë forca militantësh islamikë janë aktive në pjesën lindore të shtetit afrikanë dhe prej vitit 1990 ato konsiderohen përgjegjëse për vrasjen e mijëra civilëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos