Minatorët e bllokuar në galeri: Faleminderit për lëngjet dhe ilaçet, por më mirë çoni salsiçe

Nga A2 CNN
19 Janar 2021, 16:54 | Bota
Minatorët e bllokuar në galeri: Faleminderit për lëngjet dhe

12 minatorët e bllokuar prej disa ditësh në galerinë e një miniere kineze, falënderojnë ekipet e shpëtimit për lëngjet ushqyese dhe ilaçet që iu dërgojnë përmes tunelit të ngushtë të komunikimit, por do të dëshironin që mes tij të shtonin dhe ndonjë salsiçe derri.

Minatorët e bllokuar prej ditësh pas shpërthimit në minierë arritën të komunikonin përmes një linje të re telefonike. Ekipe e shpëtimit në fillim çuan disa racione të vogla me një kabllo dhe morën pas një shënim ku shkruhej “Mos na lini këtu!”.

Shpërthimi në minierën e Hushan në lindje të provincës Shandong ndodhi në 10 janar dhe vetëm një javë më vonë u bë e mundur vendosja e kontakteve me personat e bllokuar.

Sipas të dhënave, në galeri u bllokuan 22 minatorë dhe kontakti është vendosur me 12 prej tyre, ndërkohë që nuk dihet gjë për 10 të tjerët.

Aksidentet në miniera nuk janë të rralla në Kinë, ku rregulloret e sigurisë të industrisë minerare nuk zbatohen siç duhet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos