U infektua me koronavirus, përmirësohet legjenda e Turqisë

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 22:18 | Futboll
U infektua me koronavirus, përmirësohet legjenda e Turqisë

Përmirësohet gjendja shëndetësore e një prej legjendave të Turqisë, Rüştü Reçber. Ish-portieri i Barcelonës, i cili u shpall më i miri në rolin e tij në vitin 2003, ndodhet në spital prej të dielës që kaloi, pasi doli pozitiv me koronavirus.

Pas komplikacioneve të ditëve të fundit, sipas mjekëve, “46-vjeçari Rüştü po përmirësohet pas çdo ore”.

Ai u infektua me koronavirus pas një udhëtimi në Shtetet e Bashkuara, por fillimisht refuzoi të qëndronte në karantinë.

Ish-lojtari i Fenerbahçes e Beshiktashit ishte pjesë e veteranëve të Turqisë, që u rendit e treta në Botërorin e vitit 2002, e që në janar 2020 erdhi në Shqipëri për të luajtur në ndeshjen e yjeve për të grumbulluar fonde për të prekurit nga tërmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos