Ministri i Jashtëm i Xi Jinping “zhduket nga radarët”, nisin spekulimet në Kinë

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 12:44 | Bota
Ministri i Jashtëm i Xi Jinping “zhduket nga radarët”,

Ministri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang nuk është parë në publik prej tri javësh. Një periudhë e gjatë kjo dhe e pazakontë duke marrë parasysh se këto të fundit kanë qenë ditë të ngarkuara në aktivitetin diplomatik të Pekinit.

Mungesa e tij ka shkaktuar jo pak spekulime në një vend që njihet për mungesën e transparencës në politikë.

57-vjeçari Gang, një diplomat karriere dhe ndihmës i besuar i liderit kinez Xi Jinping, u ngrit në detyrë si ministër i Jashtëm në dhjetor, pasi shërbeu për një kohë të shkurtër si diplomat i Shteteve të Bashkuara.

Si ministër i Jashtëm, 57-vjeçari është përballur me kritika nga Uashingtoni pasi marrëdhëniet mes dy vendeve arritën një nivel klinik pas balonës spiune kineze që udhëtoi për disa ditë në SHBA derisa u rrëzua në det nga autoritetet.

Por diplomati i profilit të lartë nuk është parë në publik që nga 25 qershori, pasi u takua me zyrtarë nga Sri Lanka , Vietnami dhe Rusia në Pekin.

Kur u pyet për mungesën e zgjatur të Qin në një konferencë shtypi të hënën, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze tha se ajo "nuk kishte informacion për të dhënë", duke shtuar se aktivitetet diplomatike të Kinës po kryhen si zakonisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos