Ministri Peleshi vizitë në Pentagon, zbardhen temat e diskutimit

Nga A2 CNN
27 Janar 2023, 07:11 | Politikë
Ministri Peleshi vizitë në Pentagon, zbardhen temat e diskutimit

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një vizitë në Pentagon ku u prit nga sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III.

Bisedimet mes dy homologëve u fokusuan në vazhdimin e bashkëpunimit strategjik të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara te Amerikës në mbrojtje dhe siguri si dhe në forcimin e dialogut politik.

Sekretari Austin dhe ministri Peleshi diskutuan për ndihmën që iu dha Shqipërisë nga Garda Kombëtare e Nju Xhersit pas sulmit kibernetik.

Gjatë bisedës, Ministri Peleshi e konsideroi vitin e kaluar, vit rekord sa i përket projekteve të përbashkëta me SHBA, duke përmendur këtu nisjen e punës për bazën taktike të NATO-s në Kuçovë, modernizimin e Forcës Ajrore me helikopterët Black Hawk, si dhe projektet në edukimin ushtarak, etj.

Ministri Peleshi i prezantoi Sekretarit amerikan të Mbrojtjes edhe projektin e portit të ri të Porto Romanos si dhe rëndësinë strategjike që ky port ka për rajonin, Evropën Juglindore dhe Aleancën e NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos