Ministri rus i mbrojtjes: Duke dërguar armë, Perëndimi po zgjat konfliktin

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 17:06 | Bota
Ministri rus i mbrojtjes: Duke dërguar armë, Perëndimi po zgjat

 “Ushtria ruse po përmbush detyrat e vendosura nga komandanti i përgjithshëm në sajë të operacionit special ushtarak. Plani për çlirimin e Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk po zbatohet në mënyrë konsistente dhe po merren masa për të vendosur një jetë paqësore”. Këto janë fjalët e ministrit  të Mbrojtjes Sergej Shoigu gjatë një mbledhje me krerët e ushtrisë ruse.

Ministri ishte në daljen e tij të parë publike pas lajmeve për një gjendje shëndetësore jo të mirë, që për opozitarët e Putin ishte e shkaktuar nga stresi për fillimin dështak të fushatës ukrainase, që sipas tyre kishte ftohur marrëdhëniet me mikun e tij Vladimir Putin.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet perëndimore të kontrolluara nga ata po vazhdojnë të bëjnë gjithçka për të dëmtuar operacionin special ushtarak sa më shumë të munden.  Zhurma në rritje e furnizimeve me armë të huaja qartësisht tregon synimet e tyre për të bërë që regjimi i Kievit të luftojë deri në ukrainasin e fundit” shtoi Shoigu gjatë mbledhjes.

https://a2news.com/2022/03/03/besnikeri-ndaj-putin-akses-te-kodet-berthamore-kush-eshte-ministri-i-luftes-me-origjine-ukrainase-qe-po-sulmon-kievin/

I dalluar si shef i Emergjencave gjatë viteve ‘90, iu bashkua më vonë Putin ku ishte edhe lider i një partie si Rusia e Bashkuar, që mbështeste pikërisht “carin” e ri të Shën Petersburgut. Nga viti 2012 mban vendin e ministrit të Mbrojtjes, pozicion i konsoliduar me fushatën e suksesshme të aneksimit të Krimesë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/22/mesazh-disident-vajza-e-ministrit-te-mbrojtjes-rus-paraqitet-me-ngjyrat-e-ukraines/

A2 CNN Livestream

Latest Videos